Çfarë po ndodh mes Keisit dhe Dj Geek?
Ish-banorja e spektaklit "BBV2", Keisi Meidini dhe Dj Geek janë në qendër të vëmendjes nga mediat, pasi dyshja po përflitet për një lidhje romantike mes tyre.
Një detaj që po ringjall aludime tek ndjekësit është dhe kapelja me model të njëjtë që ata përdorin në daljet publike.
Keisi shfaqet me një kapele të gjelbërt në kokë, kurse Dj Geek me të njëjtën kapele, por me ngjyrë të zezë.
Ndërkohë dyshja ende nuk ka konfirmuar për ndonjë zhvillim në jetën e tyre, por kujtojmë që Dj Geeku sapo është ndarë nga një lidhje afatgjatë me këngëtaren kosovare, Dafina Zeqiri.