"Çfarë pe tek unë?" Luizi i përgjigjet Kiarës: Rashë në dashuri sa të pashë

"Çfarë pe tek unë?" Luizi i përgjigjet

Kiara dhe Luizi janë kthyer në një nga dyshet e preferuara të këtij BBV.

Dyshja tashmë i kanë dhënë një mundësi njëri-tjetrit për tu njohur, ndërsa sot Kiara e ka pyetur Luizin sa çfarë pa tek ajo që e pëlqeu. Luizi nga ana tjetër deklaroi se ra në dashuri që në momentin e parë që e pa.

Kiara: Çfarë pe ti tek unë?

Luizi: Ta kam thënë çfarë kam pa.

Kiara: Jo nga pamja, s'dua kompliment nga pamja.

Luizi: S'ka kompliment për pamjen. Të thash stë kam parë as në trup e në asgjë. Të kam parë në sy e kam thënë: Unë në këta sy e gjej veten.

Kiara: Po pse?

Luizi: Po ku di unë, është e brendshme. Rashë brenda sa të pashë, shkurt muhabeti.

Kiara: Nuk e besoj.

Luizi: Po mirë është e drejta jote ta besosh, e drejta ime me e thënë. Rashë brenda sa të pashë. Meta pa frymë, a të dukem natyrë unë që rri pa fjalë. Më nxirr Kiarën para mua, dhe ika.

Kiara: Sa herë je dashuruar ti gjatë jetës tënde?

Luizi: Një herë, erdhi graduale, por gjërat u ftohën shumë.

EMISIONET