Çfarë ndodhi gjatë xhirimeve të "Policë për Kokë", Olsi Bylyku: Shyqyr zotit ia dolëm

Këtë puntatë të Why Not në RTV Ora ishte i ftuar aktori Olsi Bylyku. Olsi zbuloi disa momente të vështira gjatë xhirimeve të filmit "policë për kokë".

Olsi Bylyku: Ne kemi xhiruar në fakt në periudhën më të keqe të vitit, në verë. Ishte shumë vapë. Nja dy-tre raste skena ishte shumë masive, me shumë figurantë, motorra, makina. Kjo ka qënë një nga ditët më me vapë, 40 gradë temperatura, me 45C bëhet kripa.

Shyqyr zotit ja kemi dalë. Po ti shohësh të gjithë aktorët janë me ujë në dorë. Ishte bërë uji më i rëndësishëm në atë moment.

Veç  temperaturave të larta, Olsi zbuloi se për shkak të rolit të tij duhet të pinte shumë qumësht, çka i shkaktoi probleme.

Olsi Bylyku: Karakteri im në film pi shumë qumësh dhe ditën e parë  nuk e kisha llogaritur. Bëra nja 15 dubla dhe duhet të pija gotën. Ndërkohë qumështi ka laktozë që të jep diarre ose në gjuhën popullore të jep bark. Kam pirë 7-8 gota qumësht dhe 3 pastaj nuk xhiruam dot se sa herë më merrnin në telefon më thonin: Ku je? E unë i thoja: Jam në hale.

Ka qënë një nga ditët më të vështira të mijat se ndërkohë që kisha shumë xhirime para. Ato thonin kemi xhirime, fillojm për 5 minuta. Dhe unë ikja në banjo.

EMISIONET