Çfarë ndodhi? Bashkimi deklaron ndarjen nga Alvisa: Jeta vazhdon!

Çfarë ndodhi? Bashkimi deklaron ndarjen nga Alvisa: Jeta vazhdon!

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga emisioni i “Për puthën 3”, por mesa duket  edhe lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë.

Ata prej kohësh kanë deklaruar dhe planet që  kanë për të ardhmen,  por ditën e sotme Bashkimi ka habitur me deklaratën.

Në në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk është në marrëdhënie me Alvisën, ndërsa shton mes tyre gjërat nuk po funksionin ashtu siç duhet, por megjithatë ai nuk ka dhënë një arsye se përse janë ndarë.

 “Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.

Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.

I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program. Jeta vazhdon.”- ka shkruar ai.

Ditë më parë ata dhanë një ntervistë për RTV Ora, ku dhe shprehën dashurinë për një



EMISIONET