Familja shqiptare po shkon drejt shkatërrimit, shqetësimi i Hoxhë Ahmed Kalaja
Hoxha Ahmed Kalaja në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ka dhënë dhe një këshillë se si mund të mbahet një familje e fortë.
Ai thotë që secili prej nesh duhet tia vërë objektiv vetes një familje të konsoliduar.
Ahmed Kalaja: Njeriu në jetë duhet të ketë disa objektiva, një ndër to duhet të jetë konsolidimi i familjes. Secili në famlje ka rolin e tij dhe të gjithë bashkë i bëjnë ballë sfidave të jetës. Familja shqiptare po shkon drejt shkatërrimit. Koncepti i gjyshit dhe i gjyshes në familje nuk është më. Unë mendoj s objektivi i parë është zoti dhe i dyti familja. Një familje e prishur do të ndikojë dhe tek familjet e tjera. Zoti do prej nesh të krijojmë një familje, të duam familjen dhe ta mbajmë fort atë.