"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë këngëtaren: Kontributi që jep për Kosovën është i pamatshëm

"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë

Pas presidentes Osmani, këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa dhe babait të saj ju rezervua një pritje dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

"U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij"shkruan Kurti.

Kurti thotë se Duan e falënderoi për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë.

"Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm".

Kryeministri Kurti nënvizon se Festivali "Sunny Hill" i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit të Kosovës.

"Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t'u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës".

Sot është nata e fundit e Festivalit "Sunny Hill" pas tre ditësh perforncash të zjarrta nga artistët më në zë shqiptarë dhe të huaj.

"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë

"Faleminderit Dua!" Kryeministri Kurti pret në zyrë

EMISIONET