Eva Dori, “Gruaja e Fuqishme 2022”, gazetarja që u mëson shqipen fëmijëve në SHBA

Eva Dori jeton në Filadelfia në profesion ajo është gazetare. Më së shumti ajo ka zgjedhur të merret me fëmijët e emigrantëve që t’i sjellë afër gjuhën shqipe e mos të harrojnë Shqipërinë. Ajo është vlerësuar me çmimin “Gruaja e Fuqishme 2022”, në Neë Jersey.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Eva Dori i bëri apel familjeve dshqiptare në emigrim që të mos heqin dorë nga shqipja, pavarësisht jetesës që ata kanë jashtë vendit.

“Jo vetëm cciftet e reja në Fialdelfia, por kudo në botë, ata përballen me gjuhën ku ata jetojnë. Por jo nuk duhet shmangur shqipja në famijet e tyre, pasi pas njëfarë kohe, ata fëmijë kthehen në Shqipëri dhe ndihen keq kur vijnë këtu dhe nuk kuptojnë.

Ndërkaq, është shumë e vështirë kur shikoj prindër të lodhur nga puna që flejnë në makinë dhe presin 4 orë që fëmijët e tyre mësojnë shqip. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur ata fëmijë përparojnë dhe prezantohen si shqiptarë. Dhe kjo është më e bukura e profesionit tonë.

Unë si gazetare përvecc promovimit të personazheve, merremi dhe me ndihmën e familjeve në nevojë. Kosovarët janë me të vërtetë për t’u admiruar për përcjelljen e gjuhës shqipe tek pasardhësit e tyre dhe janë shumë entuziastë në rastet e festave”, u shpreh ndër të tjera, gazetarja Eva Dori.

EMISIONET