"Ethet" e Oscar, filmi për familjen e emigrantëve dominon nominimet
Ethet e Oskarit nisën! Filmi "Everything Everywhere All At Once” " kryeson me 11 nominime për çmimet që ndahen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shteteve të Bashkuara.
Filmi "Everything Everywhere All At Once" “Gjithçka, Kudo, përnjëherësh”, e nisi me 11 nominime garën për çmimet Oskar që ndahen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shteteve të Bashkuara.
Garë kokë më kokë ndërkohë mes filmit gjerman All Quiet on the Western Front", dhe komedisë së zezë irlandeze, "The Banshees of Inisherin" që morën përkatësisht nga 9 nominime.
Filmat: "Top Gun: Maverick" dhe "Avatar: The Way of Water", që rikthyen njerëzit në kinema pas pandemiisë së koronavirusit u nominuan në kategoritë kryesore
Cate Blanchett, Brendan Fraser dhe Andrea Riseborough dhe Bill Nighy nga Britania janë disa nga emrat në garë për Oskarin për Aktorin më të mirë!
Martin McDonagh dhe Steven Spielberg janë të monimuar në kategorinë Regjisori më i mirë.
Filmi më i nominuar "Everything Everywhere All At Once" portretizon një familje imigrante kinezo-amerikane që i nënshtrohet një kontrolli tatimor dhe më pas përfshihet në shumë sfida të tjera .
Që kur u transmetua për herë të parë, filmi ka ngjallur debate dhe ka arritur të fitojë mbi 100 milionë dollarë në gjithë botën.
Fituesit do të bëhen publikë në një ceremoni që do të organizohet më 12 mars, të cilën do ta udhëheqë komediani, Jimmy Kimmel.
Fituesit do të votohen nga mbi 10.000 aktorë, producentë, drejtorë dhe njohës të filmit, anëtarë të Akademisë e Shkencave dhe Arteve në SHBA.