Ermira Babaliu midis Shqipërisë dhe Amerikës

Zërin me timbrin e veçantë të këngëtares pogradecare Ermira Babaliu, publiku shqiptar  e ka të memorizuar mjaft mirë. Një zë që ka pushtuar skenën  për më shumë se dy dekada. 

Ermira Babaliu ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Në Festivalin e 26-të të këngës, por edhe në atë të 27-të, ajo u vlerësua me çmimin e tretë, përkatësisht me këngët “Emri i bukur njeri” dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”.

Zëri dhe pasioni i artistes për serenatat korçare i zgjoi dhe rizgjoi ato në dimensionet më unike. E  kujtojmë këngën “Më ka marrë malli, shumë më ka marrë”, në filmin “Eja”, ku zëri i Ermirës jo vetëm spikat, por magjeps.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Ermira Babaliu rrëfeu më shumë për karrierën e saj në muzikë ndër vite.

Ermira Babaliu: “Unë do ta them këtë gjë për herë të parë. Kemi vendosur që të ta ndajmë jetën mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe do qëndrojmë për një kohë shumë më të gjatë aty”.

Madje Ermira ka menduar që të ketë edhe një sipërmarrje të sajën. Ajo u shpreh se “Një artist nuk mund të jetojë gjatë nëse nuk bën atë që do”. Ajo tregon se përpiqet që të mbajë kontaktet me publikun edhe pse me pak vështirësi, por ja ka arritur që ti mbajë relatat me ta.

Perveç serenatave që këndon Ermira këndon edhe nëpër dasma , gjë e cila është një kënaqësi ë veçantë për të. Së shpejti Ermira do vijë për publikun me dy projekte të reja.

EMISIONET