Ermal Meta qetëson fansat: Mos u shqetësoni, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë të tyren

Ermal Meta qetëson fansat: Mos u shqetësoni, pushimi dhe kortizoni do

“Duke lexuar faqe të caktuara më duket se po vdes. Mos u shqetësoni, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë të tyren.Shihemi pas pak ditësh".

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka qetësuar fansat e tij përmes Twitter-it, pasi u detyrua të anulonte disa angazhime në punë, në Peschici dhe Giffoni, për shkak të enjtjeve në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot  po njësoj”, pati njoftuar më herët këngëtari në një story në Instagram.

EMISIONET