Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më fryhen pjesë të kokës dhe fytyrës (FOTO)

Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më

Këngëtari i njohur Ermal Meta, ka treguar se nuk është mirë përsa i përket gjendjes shëndetësore.

Në postimet që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka treguar me foto se pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës  i janë ënjtur.

Në njërën nga fotot shihet se njërin nga sytë e ka shumë të fryrë.

 “Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot  po njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më

 

Ndërkohë Tg Com shkruan se për shkak të gjendje shëndetësore Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”.

Kantautori me origjinë shqiptare publikoi më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë.

Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më

Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më

EMISIONET