Ermal Mamaqi moderatori më i mirë në Shqipëri? Shpërthen gazetari: Ja ka mbushur mendjen Vera Grabocka
Gazetari i shumë polemikave, Flavio Qarri, së fundmi ka qenë i ftuar në limuzinën e 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku.
Pas debateve të shumta me Ermal Mamaqin, dhe pasi e quajti aktorin e humorit 'mashtrues', Flavio vjen me një deklaratë tjetër, ku këtë herë është përfshirë dhe regjizorja e famshme Vera Grabocka.
Ester Bylyku: Me cilin moderator nuk do të bashkëpunoje asnjëherë, dhe përse?
Flavio Qarri: Me Ermal Mamaqin. Ai mendon se është moderatori më i mirë në Shqipëri, dhe për këtë ia ka mbushur mendjen Vera Grabocka.
Mos e humbisni as emisionin e "Glamour Zone" me të ftuar Gëzim Nikën
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.