Ergys Zhabjaku: Selfie sajesë, imazhi po shfrytëzohet

Për të folur për fotografinë dhe kujtimet që ato mbartin në emisionin “jeto me Orën” në RTV ORA ishin të pranishëm fotografët Ergys Zhabjaku dhe Kudret Plaku si dhe violinistja Albana Leka.

Ergysi thotë se ka humbur aspekti njerëzor i komunikimit.

Ergys Zhabjaku: Një fotograf thoshte që në një të ardhme secili nga ne do të jetë 20 minuta i famshëm. Pra ai po kuptonte rrjedhën e njeriut kërkesën nëse është i bukur ose jo. Jemi më mirë apo jo. Kemi humbur aspektin njerëzor të komunikimit.

Albana sakaq thotë se fotot janë të bukura por veçon ato që bëhen në mënyrë spontane.

Albana Leka: Fotot spontane janë më të bukurat. Shikoj fotot e eventeve dhe janë të bukura se janë spontane. Nuk jam pro filtrave dhe fotove të ekzgjeruara.

Sipas Ergysit selfie është sajesë dhe në ditët e sotme fotografia  nuk ka më vlerë.

Ergys Zhabjaku: Selfie sajesë. Ke gjithmonë një gjymtyrë që del. Sot imazhi po shfrytëzohet. Fotografia sot nuk ka më vlerë. Ka vlerën e një dokumentimi fast food. Nuk është kënaqësia fotografia sesa ajo se çfarë ndodh rreth saj. Është matematikisht e kalbura.

Sakaq Kudreti tregon rreth kërkesave të çuditshme të personave të ndryshëm.

Kudret Plaku: Thotë do më dobësosh e dobësoj, thonë nuk jam unë. Unë jam i detyruar ti përshtatem kërkesës. Shumica e fotografëve nuk i njohin rregullat e fotografisë ama fotografi e sheh sipas anës së tij.

EMISIONET