Epoka e recensionit romantik: Vajzat që zgjedhin të jenë beqare janë më të lumtura se ato në një marrëdhënie
Në Amerikë flitet për këtë fenomen si për një fakt të mirëqenë: jemi në recesion romantik.
Siç shkruan Faith Hill në një analizë për The Atlantic, nuk po shohim thjesht fundin e ngadaltë dhe të heshtur të romancës amerikane.
Ky fenomen është global: studime të ndryshme tregojnë se "jeta single është më e mirë" është një ndjesi që po përhapet kudo, veçanërisht mes grave.
Hendeku ideologjik midis burrave dhe grave
Sipas analistëve, po shohim një ndarje ideologjike të thelluar mes burrave dhe grave.
Arsyeja? Gratë po bëhen më progresive me një ritëm shumë më të shpejtë sesa burrat, të cilët shpesh reagojnë me ideologji patriarkale dhe maskiliste.
Një pjesë e burrave mbështesin retorika si "ne mbrojmë gratë, edhe nëse ato nuk e duan këtë", madje ironizojnë sloganin feminist "My body, my choice" duke e kthyer në "Your body, my choice".
Kjo qasje e thellon edhe më shumë përçarjen dhe i bën gratë të hezitojnë të hyjnë në marrëdhënie romantike.
Gratë single nuk janë më të stigmatizuara
Sipas një studimi të Social Psychological and Personality Science, gratë heteroseksuale beqare janë më të lumtura sesa ato në një lidhje. Madje, edhe më të lumtura se burrat single.
Kjo ndodh sepse:
Nuk vuajnë më stigmën sociale që dikur i quanin "lënesha" (të mbetura beqare).
Nuk kanë barrën e punëve të shtëpisë, që në shumicën e rasteve ende bie mbi gratë kur janë në një lidhje.
Kanë rrjete të forta sociale me gra të tjera, ndërkohë që burrat e varin jetën sociale nga partnerja.
Rezultati? Burrat single ndihen më të vetmuar, ndërsa gratë gjejnë mbështetje tek njëra-tjetra dhe ndërtojnë jetesa të pavarura e të pasura.