Energjia përmes kristaleve/ Fjorza Mullaji: Rezultati është spektakolar

Fjorza Mullaji prej më shumë se 10 vjetësh merret me fushën e studimit të gurëve dhe kristaleve. Ajo është eksperte e kristalo-terapisë. Jeta e saj ka ndryshuar falë kristaleve, teksa metodën për jetën, fatin dhe të ardhmen përmes tyre dëshiron ta injektojë edhe tek të tjerët.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ajo tha se gjithçka lidhet me vendosmërinë për të qenë mirë, teksa shtoi se gurët dhe kristalet që kërkohen më shumë janë ato për bollëkun dhe punën.

“Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Ka gjëra që bëjnë thelbin e ditës tonë, te vendosmëria jonë për të qenë mirë. Nëse ti vendos se do të jesh mirë, nuk ka gjë në këtë botë që e lejon mos të ndodhë kjo.Të thënit me të bërit, është e vështirë , po filluam me “obobo”, dhe sikur mos të ndodhë asgjë e keqe gjatë ditës, ti e ke nisur ters. Shpesh ia atribuojmë gjërat e këqija që na ndodhin, fatit tonë.", tha Mullaji.

Sipas saj, nëse ti nuk pastron veten dhe shpirtin tënd, nuk ka asnjë shans të jesh apo dukesh e lumtur.

Fjorza Mullaji: Mënyra si zgjohemi në mëngjes ka gjithmonë rëndësi, unë zgjohem në mëngjes gjithmonë me muzikë . Përgatitesh që gjatë ditës për më shumë se 8 orë do të përballesh me njerëz të vështirë. Çdo bëjmë? Kemi dhe 16 orë të tjera në jetë. Gjasat dhe rasti është që mos të jetë e vështirë dhe ti të surprizohesh për mirë. Kjo periudhë është e vështirë për të gjithë, tërheqja mbrapsht e Mërkurit krijon gjithmonë problematika, të nivelit tonë të lodhjes, të mungesës së kënaqësisë. Nëse ti nuk pastron veten dhe shpirtin tënd, nuk ka asnjë shans të jesh apo dukesh e lumtur. Ne duhet të evidentojmë ku qëndron problemi ynë, nëse e shkaktojmë vetë apo është nga faktorë të jashtëm.

"Ka një prirje të theksuar të kërkohen kristalet që kanë lidhje me bollëkun, kristale që si pasojë kanë lidhje me punën. Por, duke marrë parasysh që në Shqipëri kërkohen pafund punonjës, i bie që ka pafund vende pune, por ka mungesë dëshire për punë. Kristalet e tjera kanë lidhje me shëndetin mendor dhe emocional. Ka raste që psikologët zbulojnë se pacientët nuk kanë nevojë për ilaçe por mund ta zgjidhin edhe ndryshe, duke stimuluar pak pozitivitet, mendime më të këndshme dhe i dërgojnë te ne. Më ka bërë përshtypje që më kanë thënë se vuajnë nga ankthi dhe i kanë thënë të marrin kristale. Rezultati është spektakolar, është e habitshme me atë që mund të bëjë njeriu me trupin dhe shëndetin”, shprehet Mullaji.

EMISIONET