Elon Musk bëhet shefi dhe hyn në selinë e Twitter me një lavaman

Elon Musk bëhet shefi dhe hyn në selinë e Twitter me një

Elon Musk është në fazën përfundimtare për të blerë Twitter.

Ai ndryshoi përshkrimin e punës në profilin e tij të mediave sociale duke u quajtur “kreu i Twitter” . Ai ka postuar një video ku shfaqet teksa hyn në selinë e kompanisë duke mbajtur një… lavaman.

Bloomberg shkruan se kompania pritet të kalojë në duart e Musk deri në orën 17:00 të datës 28 tetor.

Të udhëhequra nga Morgan Stanley, bankat kanë përfunduar marrëveshjen përfundimtare të kredisë dhe janë në proces nënshkrimi të dokumentacionit, duke shënuar një nga hapat përfundimtarë për sigurimin e 13 miliardë dollarëve për marrëveshjen.

Mbyllja e marrëveshjes do t’i japë fund spekulimeve se biznesmeni do të braktiste blerjen.

Shikoni videon

 

EMISIONET