Eliminimi i Ronit, “molla e sherrit” mes Big Bastës dhe Anduelit, debat i fortë mes dy fermerëve
Vendimi i Big Bastës për të larguar Ronin, ka sjellë jo vetëm një ndryshin në rrjedhën e lojës, por edhe përplasje të forta mes tij dhe disa prej konkurrentëve.
Debati Big Basta vazhdoi edhe në spektaklin e kësaj të premte. Andueli është shprehur se ndihet i kërcënuar me fjalët e përdorura nga reperi.
Nga ana tjetër, Big Basta deklaroi se Andueli ka fyer dhe bullizuar nëpër fermë.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Dua t’i them Anduelit dhe gjithë fermerëve që luajnë me provokime, e ka nisur Andueli i pari. E ka bërë që në fillim. Sa i përket deklaratave që unë paskam bërë për bindjet seksuale të Anduelit, unë kam qenë korrekt, sepse kam thënë “dyshoj se…”. Është e turpshme që një 24-vjeçar, me profesion profesor, të ketë rolin e bullizuesit, kur e di çfarë kauze është jashtë. Më kanë thënë shprehje fyese dhe duke u shpallur këtu si “artistë me A të madhe”, ndërkohë që këngët e mia, sipas tyre, qenkan të shpifura. Unë ju them këtyre që të shumëzohen me nga 1 milion dhe të hedhin statusin e emrit tim!
Anduel: Sa mirë që unë i mësoj nxënësve të mos jenë ashtu si ty, servilë, intrigantë. Ti që mbështet artistët e rinj, dhe ka shumë artistë në këtë logo që thonë “mbështesim artistët e rinj”, dhe në fakt u pa qartë se sa i mbështeti.
Big Basta: Ky djali i ndershëm që po hiqet tani, është po ai që më ka thënë mua “ishalla të pushon zemra”.
Anduel: Unë kështu kam zgjedhur të jem, i vërtetë.
Big Basta: Më vjen keq për ty, Anduel.
Anduel: Nuk kam ardhur këtu të bie pre e lojës dhe kërcënimeve të Big Bastës. “Do ju pres kokën”, ka thënë! Çfarë ishte kjo?
Big Basta: I jam referuar eliminimit të lojës.