Ekskluzive në "Why?Not"/ Intervista e parë e 2Ton në Shqipëri, e vërteta pas emrit të këngëtarit
2Ton është këngëtari i njohur shqiptar, i cili me këngët e tij ka bërë për vete miliona shqiptarë dhe jo vetëm.
Kjo është e dukshme nga klikimet që këngët e artistit kanë marrë në Youtube, me klipet e tij që janë kthyer në hite.
Ndonëse daljet e tij në media janë të pakta, 2Ton ka pranuar të japë intervistë për herë të parë në Shqipëri, dhe ku tjetër përveç se në emisionin "Why?Not" me moderatore Roza Lati, në ekranin e RTV Ora.
"Për herë të parë që vij në një televizion është këtu. Edhe pse kam pasur oferta, nuk kam shkuar asnjëherë në televizone tjera, nuk më është dukur e arsyeshme të shkoj. Ndoshta është sepse vetë si njeri nuk shkoj në intervista. Nuk kam dashur të shkoj", tha këngëtari.
Në intervistën ekskluzive për "Why?Not" në RTV Ora, këngëtari zbuloi dhe emrin e tij të vërtetë, ai quhet Artan.
2Ton: Në fillimet e mia në muzikë kam qenë grup me shokun tim që quhet Astrit, unë quhem Artan. Më pas Astriti vazhdoi një rrugë tjetër dhe unë e vazhdova vetëm rrugëtimin tim në muzikë me ermin 2Ton(ka qenë emri i grupit). Prandaj unë e vazhdova si 2Ton, domethënien e kanë 2 vetë, dhe kjo ka të bëjë me tonacionit e zërit, pra 2Ton. Kam dashur që ai emër që kemi pasur në fillim bashkë me të, ta mbaj. Astritin e kam shok të familjes.