Egli Tako pjesë e "BBV3"?
Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, e njohur nga lidhja që ka pasur me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, ka dhënë intervistën e saj të parë që pas ndarjes.
Ajo u shpreh se si po shkon jeta e saj, karriera, projektet e reja si dhe për ndarjen nga lidhja e saj 2 vjeçare.
Egli gjithashtu tregoi edhe për ftesën që ka marrë nga produksioni për të qenë pjesë e spektaklit televiziv "BBV3".
"Kërkesa po dëshira jo, nuk mendoj se jam natyra dhe karakteri që i përshtatet atyre formateve në “BBV” do më njihni për atë Eglin që është jashtë kornizës serioze që është si fëmijë që është si fëmijë e qeshur, e hedhur pak budallaqe", tha ajo gjatë intervistës.