FOTO+VIDEO/ E tradhtoi Xhensila? Bes Kallaku shprehet nëpërmjet këngës, "lumë" komentesh: Gjynah, ja paske...
Divorci mes Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut duket se nuk po shkon shumë mirë. Dyshja aludohet se ka nisur me dedikimet dhe kunjat në projektet e tyre muzikore.
Para pak kohësh, këngëtari publikoi një këngë me titull "Intrigantja", ku niste me vargjet “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.
Kjo u aludua nga ndjekësit si një kunjë, pasi para disa vitesh aktori kur ka rrëfyer historinë e njohjes me Xhensilën ka thënë se arsyeja që e bëri për vete këngëtaren ishte përkujdesja e tij ndaj mamasë së saj, e cila ishte e sëmurë.
Ndërkohë që sot, Bes Kallaku ka publikuar një tjetër këngë të re me titullin "Mosmirënjohja".
Shumë komentues aludojnë përsëri se ajo i kushtohet ish-partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.