"E kapa mat me kolegen në lokal", Antonia Gjoka zbulon si ia theu zemrën i dashuri i famshëm
Antonia Gjoka, e ftuar së fundmi në "Glamour Zone" u shpreh se më në fund ka gjetur dashurinë.
Ajo konfirmoi se është në një lidhje me një djalë, i cili është pjesë e ekranit prej 10 vjetësh.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili ka qenë një moment që i dashuri i theu zemrën, Antonia tregoi një rast që në xhelozi e sipër shkoi në lokalin e koleges së tij për tu përballur me të.
"E pash që ai e kishte shtuar në Instagram. Kishin postuar në Story, video nga i njëjti lokal, që tregon se ishin bashkë. U nisa menjëherë drejt lokalit, t`i shihja dhe të përballesha. Të ulur në tavolinë shoh kolegen e tij. Shkova të flas me të por nuk më lejuan shoqet. Por u sigurova që ajo të më shihte. Për fat të mirë, i dashuri im nuk ishte aty në atë moment" u shpreh Antonia.