E ftuar në dasmën e familjes Trump: Luks në shtëpi e Ferrari, por më të thjeshtë se ne shqiptarët

E ftuar në dasmën e familjes Trump: Luks në shtëpi e

Dasëm në një nga rezidencat e Donald Trump, ku u martua e bija, Tiffany Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Shumë janë kuriozë për të ditur si mund të jenë festa të tilla dhe luksi që i shoqëron.

Bruna Rigon, shqiptarja e cila së bashku me bashkëshortin e saj Brazilian që prej 30 vitesh jetojnë në Florida ishin të ftuar në këtë dasmë dhe për emisionin  “Ditë e Re” me moderatore Arjola Shehu, sot në RTV Oran na tregon detaje.

Si u bë e ftuara e dasmës?

Bruna Rigon: Bashkëshorti im është biznesmenen, pronar i një firme ndërtimi që rimodelon shtëpinë. Një nga shtëpitë e rikonstruktuara është dhe ajo e dhëndrit.  Kështu ata u bënë shokë e miq të mirë.

Kush ishin të ftuarit?

Bruna Rigon: Ishin rreth 200 të ftuar. Të gjithë mbështetës të Trump

Çfarë ju bëri përshtypje?

Bruna Rigon: Të bën përshtypje luksi në shtëpi apo makinat Ferrari por janë të thjeshtë në shpirt. Janë të thjeshtë të bëjnë të ndihesh si pjesëtar i shtëpisë. Fatkeqësisht ne shqiptarët nuk e kemi një thjeshtësi të tillë. Është shumë për tu admiruar.  

A ishte e ekzagjeruar veshja?

Bruna Rigon: Njerëzit rreth meje ishin të veshur e të kuruar por janë tejet të thjeshtë. Nuk e dallohen nëse janë me para apo të thjeshtë.

Një detaj?

Bruna Rigon: “Edhe vera ishte me emrin e Trump. 

Shikoni videon

 

EMISIONET