“E bëra për qejf”/ Meritoni prishi lojën duke lënë banorët pa buxhet, Romeo: Nuk mund të mbyll gojën...

“E bëra për qejf”/ Meritoni prishi lojën duke

Meritoni dhe Romeo kanë debatuar ditët e fundit, kjo pasi Meritoni prishi lojën dhe të gjithë banorët ngelën pa buxhet.

Romeo: Unë kam pasur dy herë të vështirë për banorët që ishin këtu, Meritoni dhe Bardhin i kam shokë. E kam parë veten këtu shumë të ngarkuar, për situatat e tij, madje më shumë se ai. Mua më duke sikur t’i krijon situata për të debatuar. Njësoj ishte dhe me Heidin para dy ditëve. Thua ke respekt por nuk po e shoh. Respekti tregohet me vepra. Kam mbyllur gojën për situatën e asaj vajze. Ti na le pa bukë dhe pa cigare, nuk mund të mbyll gojën. Je shumë gabim.

Meritoni: Ti mundohesh në çdo situatë të përfitosh. Ti duhet të thoshte nga ajo situatë, hej Meritoni bëri një gabim, hajde mblidhemi e diskutojmë si gjë.

Romeo: Ti më the që e bëre për qejf

Meritoni: Po për qejf e bëra e them dhe tani.

EMISIONET