Ricky Martin, i pafajshëm/ Gjykata e Porto Rikos mbyll çështjen për incest, nipi tërheq akuzat
Këngëtari i famshëm, Ricky Martin ka fituar një çështje kundër nipit të tij 21-vjeçar, i cili e kishte akuzuar për incest dhe abuzim. Akuzuesi Dennis Yadiel Sanchez është tërhequr nga akuzat, ndërsa një gjykatës në Porto Riko anulloi masën e ndalimit ndaj 50-vjeçarit.
Këngëtari i famshëm, Ricky Martin ka fituar çështjen në gjykatë kundër nipit të tij 21 vjeçar, i cili e ka akuzuar për incest dhe abuzim.
Një gjykatës në Porto Riko anulloi masën e ndalimit të përkohshëm që ishte depozituar kundër Martinit, ndërsa Dennis Yadiel Sanchez tërhoqi akuzat që kishte ngritur ndaj këngëtarit.
Në një video të shpërndarë për mediat nga publicisti i tij, 50-vjeçari komentoi se ishte "shumë i lënduar" nga akuzat.
"Kanë kaluar pothuajse katër dekada që kur punoj si artist, nën syrin e publikut dhe kurrë nuk më është dashur të përballem me diçka kaq të dëmshme sa kam përjetuar këto javët e fundit," tha ai.
"Unë isha viktimë e një gënjeshtre. Fatkeqësisht, sulmi erdhi nga një anëtar i familjes ... Unë i uroj atij vetëm më të mirën."
Gjyqtari lëshoi urdhrin e ndalimit më 2 korrik pasi 21-vjeçari, djali i motrës së tij, këngëtares Vanessa Martin bëri denoncim për dhunë në familje.
Ai pretendoi se kishte frikë për sigurinë e tij, sepse Martin nuk do ta pranonte vendimin e tij për t'i dhënë fund një lidhjeje romantike shtatë-mujore. Nëse akuzat do të vërtetoheshin, Ricky Martin rrezikonte të dënohej me 50 vite burg.
Këngëtari Martin është i njohur për hitet si “Livin La Vida Loca”, “She Bangs” dhe “Nobody Wants to Be Lonely”.
Ai doli publikisht si homoseksual në vitin 2010, një dekadë pasi fitoi famën në muzikë