"Duhet të gjesh njerëzit për të cilët ja vlen të vuash", Doza Mc tregon sekretin e dashurisë 11-vjeçare
I ftuar në "Why Not", reperi shqiptar Doza Mc ndau edhe momente nga jeta e tij personale.
Doza Mc zbuloi se me gjysmën e tij më të mirë, Dajanën, kanë 11 vite bashkë dhe se e ka mbështetje në gjithë rrugëtimin e tij.
"Është personi që gjithmonë më mbështet për gjithçka, në prill bëjmë 11 vite që jemi bashkë. Jemi njohur bashkë kur ishim 20 vjeç, kemi kaluar shumë faza dhe etapa sëbashku. Nuk kemi pasur zënka të tipit që mos të flasim me ditë apo muaj. Kemi diskutuar gjithmonë dhe kemi gjetur një rrugë të mesme. Na ka shkuar shumë mirë dhe pse jemi natyra shumë të ndryshme".
Ai e ka celebruar në martesë dashurinë e tij por ndau një opinion për çiftet që rrinë gjatë në një lidhje pa u martuar.
"Nuk është me ligj se duhet se nuk bën. Ka njerëz që bashkëjetojnë tërë jetën si të martuar por nuk bëjnë celebrimin. Por nëse gjen njeriun e duhur që ja vlen, se është një shprehje që thotë: "Të gjithë njerëzit do të bëjnë të vuash në jetë, thjesht duhet të gjesh njerëzit që ja vlen të rrish të vuash për ta me të vërtetë."