“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” Drita Kabashi tregon për filmin me gjuhën e shenjave

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është një film i cli ka marrë një kohë të gjatë për realizimin e tij por që ja ka vlejtur.

Filmi është në gjuhën e shenjave.

Drita Kabashi  një ndër personazhet kryesore në këtë film në një intervistë për emsioninin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se të luash një film të tillë është i rrallë shansi  në jetë.

Drita Kabashi: Ky rol është ëndërr. Rrallë të vjen një shans për ta pasur mundësi për ta transmetuar një personazh në këto dimensione.

Cila është baza e filmit dhe si trajtohen ngjarjet?

Drita Kabashi: Filmi është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë. Flet për binjak homozigotë që janë persona që nuk dëgjojnë dhe gjatë filmit ju shtohet dhe një sëmundje. Unë luaj të dashurën e njërit prej tyre. Jam si një ndihmëse. Shtrohet një pyetje ekzistenciale se çfarë do të thotë të kesh një sëmundje. 

Si u prit filmi?

Drita Kabashi: Publiku na ka pritur shumë mirë. Shpresoj se ju ka pëlqyer njerëzve. Kryesorja ëhstë që njerëzit kanë pasur shumë gjëra për të diskutuar. Ajo që më ka prek më së shumti ëhstë se filmi nuk ka shumë dialog por ën të njëjtën kohë dhe ka është dialog i emocioneve.

Do ta cilësoje si një pikë kthese në karrierën tënde këtë rol?

Drita Kabashi: Ky film e ka rritur standardin për mua. Një eksperiencë e tillë e bukur mendoj se e ka krijuar një lloj tjetër të filmit.

EMISIONET