"Doktori i Fiksit" e thotë për herë të parë: Jam në një lidhje. Batuta me Esterin: Jam pellazg, jo ilir

Mbylli një kapitull për të hapur një të ri. Ky vit për Gent Pjetrin i njohur si "Doktori" ka qenë një vit me fat jo vetëm në anën profesionale, me rikthimin e tij në televizion, por dhe çështjet e zemrës.

I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', të moderatores Ester Bylyku në Rtv, ai tregoi për herë të parë se është në një lidhje dashurie.

"Jam në një lidhje" tha ai.

Nuk kurseu dhe batutat.

"I lirë jam unë, unë jam pellazg jo ilir".


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET