“Do të pendoheni”, paralajmëron presidenti iranian: Çdo agresion i ri kundër nesh do të përballet me përgjigje më të ashpër

“Do të pendoheni”, paralajmëron presidenti iranian:

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se çdo “agresion i ri kundër interesave të kombit iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë dhe për që do të pendoheni”, sipas kanalit shtetëror të lajmeve të Iranit IRIB. 

Ministri i Jashtëm i vendit bëri komente të ngjashme në një postim në X, duke thënë se Irani nuk ka ndërmend të “vazhdojë operacionet mbrojtëse, por nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e tij legjitime kundër çdo agresioni të ri”.

“Ushtrimi i të drejtës së mbrojtjes legjitime tregon qasjen e përgjegjshme të Iranit ndaj paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare,” shtoi ai.

Irani ka vazhduar kërcënimet e tij pasi nisi një sulm të paprecedentë gjatë natës ndaj Izraelit të shtunën.

Udhëheqësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka paralajmëruar se një “ekuacion i ri” u krijua pas sulmit të tij ndaj Izraelit dhe se tani do të përgjigjet drejtpërdrejt sa herë që Izraeli sulmon interesat, pasuritë ose njerëzit e tij.

Shefi i shtabit të Iranit ka kërcënuar gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo sulmi të ardhshëm. Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Irani i dërgoi një mesazh SHBA-së përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri”.

EMISIONET