Do të ishte në film me Luizin dhe Oltën, Efi zbulon pse refuzoi ftesën
Ish-finalistja e spektaklit televiziv "BBV2", Efi Dhedhes, ka qenë e ftuar në një intervistë ku ka treguar për planet e saj të ardhshme për sa i përket anës profesionale.
Ajo u shpreh se nuk arriti të gjente veten në asnjë nga ftesat që iu bë për të qëndruar në ekran, pasi donte diçka që lidhej me komedinë ose diçka shpirtërore.
Pasi u pyet në qoftë se do të donte të ishte pjesë e filmit "Në kuadër të Dashurisë", Efi tregoi se ftesa i ka ardhur, por e ka refuzuar, kjo pasi i është ofruar një pjesë shumë e vogël dhe një rol i parëndësishëm, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.
Dhe në qoftë se do ti ofrohej një rol që duhet të ishte në krah të Luizit dhe Oltës, Efi u shpreh se do të tregohej profesionale në punë.