“Do ta kallim edhe pikë”, i riu nga Kosova risjell këngët e njohura me ritme moderne
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA, këngëtari I talentuar Andi Mezini foli për muzikën por edhe zbuloi arsyen pse risjell këngët e vjetra në versionin e tij.
Andi Mezini: “Kënga e re ishte remix, por me një frymë tjetër, moderne. Publiku do këngë energjike, ritmike. Unë më shumë I dua këto të fundit. Me muzikë merrem që fëmijë. E kam trashëguar nga babi, këngëtar. Punojmë në studion tonë gjithë ditën. Fillimet nisin nga një festival i fëmijëve, kam përfunduar shkollën e muzikës, por studimet i kam përfunduar për ekonomi."
Ai tha se arti pak a shumë është I njëjtë, si në Shqipëri, si në Kosovë.
Gjithashtu Mezini tregoi se projekti i tij i parë ka qenë në vitin 2014. Përsa i përket kritikut më të madh, thotë se është babi i tij. Ndërsa këngëtarët që i pëlqejnë më shumë janë Sinan Vllasaliu dhe Sabri Fejzullahu.