"Djemtë e Detit", rikthehen në skenë në një koncert homazh për Gentian Demaliaj

“Mall per Gent Demaliajn”. Ishte ky koncerti që përkujtoi ish-solistin e grupit “Djemtë e Detit” duke risjellë në skenë disa nga këngët e tyre më emblematike.

Malli dhe nostalgjia për artin dhe muzikën rock që shenjoi fillimet e viteve ‘90 mbushi plot sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.

Kengëtare ishte vetë vajza e Gentian Demaliajt, Edea, e cila jo rastësisht kishte zgjedhur ta sillte kujtimin e të atit në ditën e tij të lindjes.

Publiku e shoqëroi në çdo këngë interpretimin e saj potent dhe dinjitoz, ndonjëherë me më tepër përmallim.

Grupi “Djemtë e Detit” u krijua në vitet ‘90 duke i sjellë skenës shqiptare këngë ikonike si: Mos qaj, Lamtumirë, Jo tani etj. Solisti i tyre Gentian Demaliaj u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në vitin 2015.

EMISIONET