Divorci Jolie-Pitt / Angelina Jolie fiton betejën e parë

Divorci Jolie-Pitt / Angelina Jolie  fiton betejën e parë

Aktorja Angelina Jolie ka fituar betejën e parë ligjore me Brad Pitt pasi një gjyqtar që ata punësuan u skualifikua nga çështja e divorcit. Aktorët vazhdojnë në luftë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që kur Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016.

Një gjykatës privat, John Ouderkirk, i dha Pitt kujdestarinë e përbashkët në maj të këtij viti. Por të Premten, një gjykatë në Kaliforni ra dakord me apelin e Jolie për të hequr gjyqtarin nga çështja. Në vendimin e saj, gjykata e apelit tha se gjykatësi Ouderkirk ishte në marrëdhënie biznesi me avokatët e Pitt. Kjo ishte një "shkelje etike" që mund të vinte në dyshim "aftësinë e gjykatësit për të qenë i paanshëm", tha gjykata.

Vendimi do të thotë që beteja ligjore për pesë fëmijët e mitur të çiftit mund të duhet të rifillojë me një gjykatësi të ri. Gjyqtarët privatë shpesh punësohen në SH.B.A. për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet midis personave të famshëm që divorcohen për arsye të privatësisë. Një zëdhënës i Pitt tha se vendimi bazohej në një çështje teknike.

Mosmarrëveshja për kujdestarinë ka të bëjë me pesë fëmijët më të vegjël të çiftit; Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, binjakët 15 dhe 13 vjeç Vivienne dhe Knox. Të njohur me dashuri si "Brangelina" nga fansat, yjet e Hollivudit u takuan në setin e filmit aksion Mr dhe Znj Smith në 2004. Ata ishin së bashku për 10 vjet para se të martoheshin në 2014. Por dyshja u ndanë në shtator 2016 pas dy vitesh martesë.

EMISIONET