Dita Botërore kundër Homofobisë/ Cilat janë të drejtat e fituara në Shqipëri?
Në të gjithë botën, mbi 2 miliardë njerëz jetojnë në vende ku homoseksualiteti është i paligjshëm, ndërsa dënimi me vdekje mbahet si një dënim ligjor për marrëdhëniet të të njëjtit seks.
Gjatë 10 viteve të fundit, bota ka parë shenja përparimi, megjithatë, diskriminimi dhe përjashtimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është prezent.
Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri, 17 Maji është cilësuar si dita ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Kjo datë u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbikë, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë. Kjo datë u zgjodh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1990 për të përkujtuar vendimin për heqjen e homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar.
Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, aktivistët LGBTI+, Arbër Kodra, Kristi Pinderi dhe anëtarja e këtij komuniteti Rremida Shkoza folën për këtë ditë dhe për atë çfarë ka ndryshuar ndër vite.
Arbër Kodra: "Komuniteti ka kërkuar që të ketë dhe maska për shkak të mosidentifikimit. Rasti i Davidit tregon se ka ende punë për të bërë."
Kristi Pinderi: "Unë e njoh Davidin si djalë kurajoz."
Arbër Kodra: "Duhet të trajnohet e gjithë policia e shtetit."
Kristi Pinderi: "Nuk mjafton trajektorja e ndryshimit, duhet edhe shpresë. Ka ndryshim, denoncime, në parada ka më shumë pjesëmarrje. Arsyeja që kam zgjedhur të bëhem aktivist është liria. Më merr malli për Shqipërinë. Një sy dhe një vesh e kam aty."
Rremida Shkoza: "Jam shtatzënë 4-muajshe. Jemi shumë të kënaqura me partneren. Kemi diskutuar dhe kemi vendosur që unë të jem shtatzënë."
"Motoja jonë këtë vit është që jemi familje", u shpreh Arbër Kodra.