Dikur dashuria e jetës, por sot thjesht një ëndërr/ Fisnik Syla flet për deklaratën e dhunës fizike ndaj Fjolla Morinës
Deklaratat e fundit të këngëtares Fjolla Morina kanë bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar shumë polemika dhe dyshime mbi ato që ajo ka thënë.
I ftuar në D-Night në RTV Ora, Fisnik Syla ish-bashkëshorti i saj, tregoi për publikun se si qëndron e vërteta e asaj video. Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek dhuna që akuzohet nga Fjolla Morina.
PJESË NGA BISEDA
Dajana Shabani: A është e vërtetë që ke ushtruar dhunë fizike ndaj saj?
Fisnik Syla: Asnjëherë…kurrë…nuk më vjen shprehje kjo jo ndaj saj, por ndaj asnjë njeriu kurrë
Dajana Shabani: A është ajo dashuria më e madhe e jetës siç je shprehur tek ato mesazhet që ajo i ka publikuar screen shot?
Fisnik Syla: Shiko Dajana, nganjëherë Zoti po t’i verboka sytë, ndoshta jo Zoti, por që themi ne ku me e dit se kush. Por shyqyr Zoti po t’i hapte sytë shumë shpejt dhe po e shikoj sikur ka qenë në një ëndërr dhe nuk mund t’a quaj aspak si dashuria e jetës time, përkundrazi!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: