Dhurata të personalizuara për fundvitit, ja çfarë mund ti bëni të dashurve tuaj

Festat e fundvitit dhe idetë për dhuratat e familjarëve, miqve tanë janë një ndër temat më të diskutuara ditët e fundit. Për të folur rreth kësaj në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora ishin të ftuar Vjola Cukali jurist,  së bashku me vajzën e saj të vogël, Marsida Bushi krijuese dhe drejtuese e “Oazi Festiv”, Ines Ibrahimi përfaqësuese nga “Librat qe dua” dhe në Lidhje Skype,  Klaudia Mazreku bloger.

Marsida  Bushi, solli në studio disa ide për të gëzuar prindërit, familjarët si dhe miqtë tanë në rastet e festave të fundvitit.

Ajo u shpreh se dhuratat nuk kanë rëndësi nga çmimi dhe sasia, por për atë dhurata është një falenderim dhe mirënjohje kundrejt personit që ja dhuron.

“Duke menduar që të gjithë duam të gëzojmë pranë familjeve, dhe personave që na duan. Në këtë aspekt themi se dhuratat janë menduar për anëtarët e familjes dhe lidhen me atë pjesë të përditshme që ata bëjnë. Për shembull, brenda në këtë kuti ndodhet një dhuratë për mamin, është një pjatë që tregon se nuk do të dalësh nga kuzhina pa gatuar për ne. Çdo detaj i ngrohtë i festës i bërë në një kuti. Në çdo gjë mendojmë të vijmë me ndjesi, edhe në atë të paketimit. Unë mendoj se edhe dhuratat vijnë në bazë të asaj sesi kemi kaluar me njëri-tjetrin, ndaj dhuratat e fundvitit vijnë dhe si  një falenderim. Rëndësi ka që dhurata të bëhet me dëshirë, pavarësisht së çfarë është ajo”, u shpreh Bushi.

Ndërsa juristja Vjola Cukali u shpreh “jam pro dhuratave të personalizuara, është dicka shumë e bukur dhe trend në ditët e sotme”.

Ndërkohë ndryshe ngase ndodh në Shqipëri, blogerja Klaudia Mazreku në lidhje “Skype” solli një detaj pikant dhe interesant, pasi ajo u shpreh se “Në Gjermani është traditë që ka të bëjë me një kalendar eventi, ku një person duhet të marrë 24 dhurata për festë.”

Kurse Ines Ibrahimi, u ndal më së shumti tek ata që vërtet kanë më shumë nevojë për dhurata dhe që sjellin atmosferën festive në një familje, pikërisht tek fëmijët.

Ajo u shpreh se “ ndër dhuratat më të mira që fëmijët duan, janë nga ata librat që shoqërohen me muzikë sa herë që e hap atë”.

EMISIONET