Dhurata për festat e fundviti, Malaj: Mos u mërzisni se keni pak lekë, keni shpirtin e madh

Festat e fundvitit po afrojnë dhe të gjithë jemi duke menduar për dhuratat që do i bëjmë të dashurve tanë.

Por nuk kemi gjithmonë mundësinë të blejmë dhurata për të gjithë, sepse paratë nuk na mjaftojnë.

Lidhur me këtë profesoresha, Nora Malaj, thotë se në këtë periudhë festash nuk ka rëndësi materiali, por simbolika e dhuratave. Mjafton një kartolinë apo diçka e vogël për të surprizuar të dashurit tanë.

Malaj: Kam një mesazh për ata që na dëgjojnë. Mos u mërzisni se keni pak lekë. Keni shumë sepse keni shpirtin e madh, qoftë edhe një qese e vogël me ca arra, mollë e portokalle për t'i vënë poshtë pemës dhe me një letër për secilin nga të afërmit, apo fëmijëve tuaj është energjia më e madhe për tu thënë: që ju kam në vëmendje. E rëndësishme është të japim mirësinë me njëri tjetri dhe pastaj dashuria vjen vetë.

EMISIONET