Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon për… Khaby Lame

Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon

Khaby Lame është zyrtarisht njeriu më i ndjekur në TikTok duke ja kaluar dhe balerinës amerikane Charli d'Amelios.

Ai tanimë numëron 142.5 milion ndjekës në rrjetin social.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

22 vjeçari nga Chivasso (Torino) në 2021 ishte i treti 73.2 milion fansa. Ai ka lënë pas gjithashtu dhe blogeren e famshme italiane Chiara Ferragni.

Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon

I pushuar në pandemi nga fabrika ku punonte, ai filloi të bënte video në TikTok duke ironizuar tutorialet që qarkullonin në rrjet e që për gjëra shumë të thjeshta të përditshmërisë, jepnin zgjidhje tepër të ndërlikuara.

Suksesi i vërtetë erdhi në mars 2021, kohë në të cilën ndjekësit e tij filluan të rriteshin shumë shpejt: në gjashtë muajt e fundit të atij viti ai kishte fituar 47 milion.

Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon

 Me kalimin e kohës, Khaby vazhdoi të bënte video si ato që e bënë të famshëm, megjithatë ai gjithashtu mundi të evoluonte dhe zgjeronte videot e tij me bashkëpunime dhe figura të rëndësishme sportive dhe argëtuese, si futbollistët Alessandro Del Piero, Paulo Dybala, Alexander Zverev dhe këngëtari Ed Sheeran.

Renditja e më të ndjekurve në TikTok

Në rrjetin social kinez, Khaby Lame dhe Charli D'Amelio janë thuajse të paarritshme. Ndjekësit e drejtpërdrejtë janë shkëputur nga dhjetëra mijëra ndjekës.

Këngëtarja me origjinë filipinase Bella Poarch, e cila u bë e famshme për kërcimin duke përdorur vetëm lëvizjet e fytyrës, është fituese e medaljes bronzi me 90.2 milion mbështetës.

Addison Rae, balerina dhe aktorja amerikane ka 88 milion dhe në vendin e pestë është aktori Will Smith me 72.3 milionë ndjekës.

Dhe çmimi për njeriun më të ndjekur në TikTok shkon

EMISIONET