Dafina Zeqiri zbulon projektin e radhës: Do dalë në fund të 2022, do flas për veten si kurrë më parë


Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.

Ajo bëri me dije se në bashkëpunim me një gazetar suedez po bëjnë dokumentarin për këngëtaren. Kjo e fundit tha se në dokumentar do flasë për karrierën e saj, por edhe shumë gjëra për jetën personale, të cilat nuk i ka thënë asnjëherë.

Roza Lati: Dafina Zeqiri po bën dokumentarin e saj.

Dafina Zeqiri: Meqë sivjet festoj 15 vjetorin e karrierës, kam vendosur që së bashku me një gazetar të Suedisë që ka fituar Grammy, është një gazetar shumë i respektuar. Është gazetar që ka mbi 40 vite eksperiencë në industrinë e muzikës. Do flasim për herë të parë për shumë gjëra në jetën time, përsa i përket karrierës dhe jetës private. Janë gjëra që nuk kam folur asnjë herë. Besoj se do të dalë nga fundi i 2022. Fillimisht do të dalë në televizionet suedeze. Është në gjuhën suedeze dhe anglisht, Në dokumentar jam unë dhe disa bashkëpunëtor të mi që më kanë përcjellë që prej fillimit të karrierës.

EMISIONET