Dafina Zeqiri në një intervistë ndryshe te Why?Not: Ja kush është personi që më frymëzon e më jep fuqi

Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.

Zeqiri, e cila ka korrur sukses në karrierën e saj, tha se frymëzohet nga e ëma e saj.

Këngëtarja tha se mamaja e saj është pozitive ndërsa shton se fuqinë e ka marrë prej saj.

“Mami është frymëzim im. Prej kur kam qenë e vogël, e kur kam filluar karrierën. Më jep fuqi mami, kur e shoh se kur dorëzohet. Është gjithmonë pozitive. Ndonjëherë them se si ia del. Unë e kam marrë fuqinë prej saj. Ajo është super heroinë dhe shumë e fuqishme, shumë pozitive, pa marrë parasysh a ka mërzi. Ajo më bën mua të vazhdojë përpara.”

EMISIONET