Cindy Crawford shfaqet me bikini të kuqe në një plazh në Kankun
Ne mund të jemi në dimër tani, por Cindy Crawford ende po shijon diellin. Në fotot e fundit të publikuara, supermodelja u pa në një plazh në Kankun të shtunën, më 7 dhjetor, e veshur me bikini ngjyrë të kuqe.
Ajo i la kaçurrelat e saj të valëviteshin në erë ndërsa ecte pranë dallgëve, ndërsa mbante një byzylyk ari dhe syze dielli të errëta. Në disa foto, bashkëshorti i Crawford, Rande Gerber, ka shoqëruar modelen në ujë.
Ajo ka postuar një seri me foto në Instagram nga qëndrimi i tyre në Mexico City me bashkëshortin e saj teksa festonin 20 vjetorin e martesës së miqve të tyre. Në të e shohim duke kërcyer e veshur me një mini fustan floriri.
View this post on Instagram
Me kalimin e viteve, qasja e lehtë e Crawford-it ndaj modës dhe bukurisë është bërë një shenjë dalluese e stilit të saj dhe nuk është çudi që ajo i qëndron asaj edhe gjatë pushimeve.
Muajin e kaluar ajo i befasoi fansat e saj kur postoi një selfie pa grim në Instagram duke promovuar linjën e saj të kujdesit të lëkurës Meaningful Beauty, të cilën e zhvilloi në bashkëpunim me ekspertin e kozmetikës Dr. Jean-Louis Sebagh në fillim të viteve 2000.
Për plakjen dhe moshën ajo ka thënë: “Nëse jemi me fat do të plakemi. Ky është një privilegj. Por është edhe e frikshme për femrat të mendojnë ‘çfarë do të ndodhë’”.
View this post on Instagram