Celine Dion anulon turneun, shkak dhimbjet e shkaktuara nga Sindroma e Personit të Ngurtë
Dhimbjet e shkaktuara nga Sindroma e Personit të Ngurtë, ka bërë që Celin Dion të anulojë turin e planifikuar për tu zhvilluar në Amsterdam. Zyrtarisht nuk është dhënë datë se kur këngëtarja do të performojë sërish, por ajo shprehet se po punon për rikuperimin
Këngëtarja e njohur Celine Dion, anuloi turin e saj Botëror, që ishte planifikuar të niste në Amsterdam. Shkak janë bërë problemet shëndetësore.
Çrregullimi neurologjik nga i cili vuan, i njohur dhe si Sindroma e Personit, ia pamundësoi përsëri vijimin e turit.
“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100% në formë. e di që kjo shtyrje nuk është e drejtë për ju, mua ma thyen zemrën. por është më mirë që ta anulojmë tani, derisa të jem vërtet gati të rikthehem sërish në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t'ju shoh përsëri!”- shkruajti Dion në një Postim në rrjetet sociale.
Turi i saj, i emërtuar Courage, Kurajo, u planifikuar të niste këtë herë në gusht të 2023-shit dhe do vijonte deri në prill të 2024-ës, me destincaion të fundit Londrën.
Në dhjetorin e kaluar ajo shtyu datat, ku zbuloi për herë të parë edhe diagnozën, duke e bërë të ditur në një video që përloti fansat.
Sindroma e Personit të ngurtë nga e cila vuan këngëtarja kanadeze, prek një deri në dy milion njerëz në mbarë botën. Ajo shkakton spazma apo tkurrje të pavullnetshme të muskujve, që me kalimin e kohës përkeqësohen duke shkaktuar dhimbje.