Burri e ngacmon seksualisht në autobusin plot, Gruaja e kap për fyti dhe e hedh në tokë. Shikoni videon

Burri e ngacmon seksualisht në autobusin plot, Gruaja e kap për fyti

Një grua që praktikonte artet marciale u bë objekt i ngacmimi seksual në autobus. Por autori nuk e kishte kuptuar se ishte ngatërruar me gruan e gabuar.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale (Shikoni poshte) tregon se ngacmimi seksual ndodhi në një linjë autobusi në Brazil më 20 tetor.

Gruaja ishte duke u kthyer nga palestra në shtëpi me autobus.

Videoja që u filmua nga një pasagjer tjetër dhe qarkulloi në rrjetet sociale. Në video shihet se gruaja e cila praktikonte artet mariciale Muay Thai kap për fyti agresorin dhe e vë poshtë në dyshemenë e autobusit, raporton Ora News.

Sipas policisë burri duke shfrytëzuar nga fakti  që autobusi ishte plot I ishte ngjeshur gruas nga pas.

Madje kishte hapur zinxhirin e pantallonave gjatë kryerjes së aktit, sipas raportit, shkruan DailyMail.

Në fillim gruaja e kishte goditur në hundë dhe e kishte vënë për poshtë.

Më pas i kishte kërkuar shoferit të ndalonte në stacionin më të afërt të policisë për të raportuar incidentin.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur hetimet ndaj tij.

EMISIONET