Burbuqe Elezi, gjyshja e famshme e Tik-Tok: Të gjithë ishin dakord veç burrit

Tik-Tok tashmë është kthyer në rrjetin social më fenomenal dhe që të gjithë njerëzit e kanë një adresë ekzistuese në këtë rrjet social.

Të shumtë janë edhe personat të cilët kanë një adresë tik-toku me një influencë tek ndjekësit e tyre. E tillë është edhe gjyshja më e famshme në Tik-Tok e cila numëron mijëra ndjekës.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Burbuqe Elezi  rrëfeu për vështirësitë e jetës së saj dhe për influencën që ka tek ndjekësit e saj.

Burbuqja shprehet se ajo që e ka shtyrë për të pasur një adresë në Tik-Tok ishte mbesa e saj. Për Burbuqen këto eksperienca në Tik Tok kanë qenë shumë të bukura.

Burbuqe Elezi: Të gjithë të afërmit e mi kanë qenë dakort që të ishin pjesë në videot e mia përveç burrit, por më në fund e bindëm tanimë nuk rrimë dot pa bërë video dhe i realizojmë çdo ditë.

Burbuqja ka 23 vite që jeton në Amerikë por duket se jeta e saj nuk ka qenë aq e lehtë pasi ajo ka vuajtur nga sëmundje si paraliza dhe kanceri dhe përveç kësaj vëllai dhe djali i tij janë të paralizuar dhe asaj i duhet të përkujdeset për ta, por me Tik Toku-n duket se e largon disi stresin e përditshëm.

Videot e saj duket se janë shumë të popullarizuara dhe shumica e komenteve janë pozitive dhe kjo gjë i jep shumë kënaqësi Burbuqes. Tanimë është kthyer në Shqipëri për një kohë të shkurtër pasi Shqipëria për të është një terapi sociale, madje mendon se së bashku me bashkëshortin e saj ta kalojnë pleqërinë në Shqipëri.

EMISIONET