Bruce Willis dhe Emma Heming festojnë 14 vjetorin e martesës, modelja poston videon rinovimit të betimit

Bruce Willis dhe Emma Heming festojnë 14 vjetorin e martesës, modelja

Bruce Willis doli në pension rreth 1 vit më parë nga kinemaja, por kjo nuk do të thotë se emri i tij ka pushuar së diskutuari në mediat e huaja.

Gjendja e tij shëndetësore pas diagnozës, fillimisht me afazi dhe më pas me demencë, e nxjerr shpesh në qendër të vëmendjes yllin e "Die Hard".

Tani, ai është kthyer në tabloidet për përvjetorin e martesës me Emma Heming, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së tij të 68-të.

Modelja ngarkoi në Instagram një video të rinovimit të betimit të tyre, e cila u bë në vitin 2019 dhe e shoqëroi postimin me një mesazh të gjatë.

“Në përvjetorin tonë të dhjetë të martesës vendosëm të rinovojmë betimet tona në të njëjtin vend ku u martuam në vitin 2009. Jam shumë e lumtur që ia dolëm”, ka shkruar Hemming, duke falënderuar ata që e kanë mbështetur me praninë e tyre, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e aktorit, Demi Moore.

Videoja përmban 'Fix You' të Coldplay dhe tregon nusen duke ecur drejt Willis, ndërsa e shoqërojnë dy vajzat e tyre.

Çifti kanë shkëmbyer një puthje dhe në fund e gjithë familja është fotografuar së bashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emma Heming Willis (@emmahemingwillis)

EMISIONET