Britney Spears nuk "heq dorë" nga ishi, kërcen me këngën e Justin Timberlake

Britney Spears nuk "heq dorë" nga ishi, kërcen me

Këngëtarja Britney Spears ka postuar një video provokuese teksa kërcen, në Instagramin e saj. Ylli 42-vjeçar i popit kishte veshur një mini fustan ngjyrë argjendi ndërsa kërcente me këngën ‘Bounce’ të vitit 2007, nga Timbaland dhe ish-i dashuri i saj Justin Timberlake.

Në mbishkrimin e postimit, Britney shkroi: Versioni i keq.

Ky postim iu fshi pak çaste më vonë.

Britney dhe Justin të cilët ishin në një lidhje midis 2000-2003 fillimisht u takuan si fëmijë duke luajtur si Mouseketeers në ‘The Mickey Mouse Club’ të Disney Channel nga 1993-1994.

Në librin e Spears të vitit 2023, ‘The Woman In Me’, ajo zbuloi se këngëtari e nxiti atë të bënte një abort. Më 28 janar, Spears filloi të ndihej keq për shkrimin e Timberlake: Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët me të vërtetë kujdesem, më vjen shumë keq.

EMISIONET