Blog me ushqimet, 26 vjeçari i pasionuar me kuzhinën: Më mësoi gjyshja të gatuajë. Recetat me më pak përbërës
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, me moderatoren Ana Kallaku, ka qenë 26-vjeçari i pasionuar pas kuzhinës, Flavio Mato.
Pasioni dhe dashuria për kulinarinë e Maton e shndërruar në një bloger të kuzhinës. Në rrjetin social Instagram, aty ku paraqet recetat e tij, ndiqet nga 21 mijë persona.
Ai tregoi se blogun e hapi në vitin 2018, ndërkohë që asokohe nuk kishte eksperiencë në kuzhinë siç e ka tani.
“Ka nisur që prej 2018, puna e blogut. Nuk kisha eksperiencën që kam tani.”
Ai tregoi se ka qenë gjyshja dhe babai i saj që e kanë mësuar të gatuajë në fillimet e tij, rrugë të cilën e ka ndjekur deri më tani.
“Ka qenë gjyshja ajo që më ka mësuar shumë së bashku me babanë.”
I pyetur se çfarë do të bëjë në të ardhmen në lidhje me pasionin e tij, Mato u shpreh:
“Për momentin do vazhdojë me ritmin që faqja ka. Janë disa receta që nuk gjenden te të tjerët.”
Po ashtu ai tregoi dhe recetat më të thjeshta, ndërsa u shpreh se ndërkohë që mban faqen ka edhe një punë tjetër, po në kuzhinë.
“Receta më me pak përbërës janë sallatat. Mjafton një marinim i mirë. Është e çuditshme që njerëzit janë tërhequr njerëz pa fund. Në të njëjtën kohë unë bëjë edhe punë edhe mbajë dhe blogun.”