Bledi Mane sulmon përsëri, kësaj radhe kapet me Luizin

Bledi Mane sulmon përsëri, kësaj radhe kapet me Luizin

Gazetari Bledi Mane, që njihet edhe si "kundërshtari" më i madh i fituesit të spektaklit televiziv "BBV2", Luiz Ejlli.

Shpeshherë kemi dëgjuar që ai "sulmon" nëpër intervista Luizin, duke dhënë deklarata të ndryshme për të.

Kësaj radhe, teksa po shpjegonte se pse gjërat nuk funksionojnë siç duhet, gjeti rastin ta lidhte situatën me Luizin.

Duke përmendur faktin që tashmë çdokush ka akses në internet, ai nuk i kurseu "thumbat" për votat që i dha publiku këngëtarit.

"Trushplarët e pa arsimuar votojnë, ashtu si mua që mund të kem mbaruar masterin dhe ky është defekti më i madh i kësaj demokracie, sepse këta trushplarët duke bërë të marrin më qafë.

Këta trushplarët nxjerrin fitues në një shoë televiziv një njeri nga rruga, i japin çmimin e parë një kënge sharlatane",- tha Bledi në intervitën e fundit të tij.

Megjithatë, ai theksoi se deklaratën e dha në tërësi, duke lënë të kuptohet se pse bota nuk po ecën ashtu siç duhet.

EMISIONET