Bjordi: “HOT” me super aktorë, por kiminë më të madhe e kisha vetëm me njërin prej tyre!

Bashkëpunimi në grup është sukses i garantuar dhe kimia me anëtarët e tjerë është në vetvete çelësi i suksesit.

Përpos punës me orë të zgjatura dhe xhirimet prej më shumë se 9-muajsh, Bjordi na tregoi se më kë kishte më shumë kimi gjatë punë për serialin.

Patjetër, që e gjithë puna kordinohet me të gjithë aktorët, por ai veçon njërin prej tyre që nga fillimi.

Dajana: Me kë nga aktorët ke patur kimi më shumë dhe me kë më pak, je lodhur pak me to?

Bjordi: Mirë ka qenë me të gjithë se ndryshe nuk do e bëja dot po të mos e kisha një gjë të tillë. Në këtë rast nuk di se kë të veçoj më shumë, sepse çdo personazh ka karakteristikat e veta dhe çdo actor ka natyrën e tij të të interpretuarit. Por, kiminë më të madhe e kisha me Xhodën, Irgen Çela emri i tij, madje që në fillim ishte e dukshme. Argëtoheshim me njëri-tjetrin dhe përgatisnim skenën dhe ishte me të vërtetë shumë gjë positive për mua.

Dajana: E ke vendosur deri në fund që ti do të jesh regjizori i serialit?

Bjordi: Po deri në fund. Kam shumë vite që i jam futur kësaj fushe dhe madje që i vogël jam marrë me këtë gjë që në Itali. Në Shqipëri punët e para profesionale, pra ato që janë paguar kanë qenë videoklipe si fillim, pastaj me spote, reklama dhe klipe.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET