Billy Ray përflitet se po divorcohet nga partnerja e re, Miley Cyrus flet si rrallë herë për të atin: Unë i kam ngjarë atij, është narcist...

Billy Ray përflitet se po divorcohet nga partnerja e re, Miley Cyrus flet

Këngëtarja foli mbi arrogancën e saj dhe të babait të saj gjatë paraqitjes së saj në një episod të “My Next Guest Needs No Introduction” të David Letterman, i cili filloi të transmetohej në Netflix të mërkurën.

31 vjeçarja megjithatë foli edhe mbi cilësitë pozitive të të atit. “Ai ka një marrëdhënie të fortë me natyrën dhe realen. Dhe ai e bënte gjithmonë, edhe kur ishte super i famshëm”, tha ajo.

Artistja pranoi se babai i saj, 62 vjeç, ka pasur një “fëmijëri vërtet të vështirë”. “Dhe fëmijëria ime – dua të them, ne mund të flasim për kohët e vështira- por unë kisha ushqim, kisha dashuri, u rrita në një shtëpi të madhe të bukur dhe babai im nuk e kishte atë,” shpjegoi ajo.

Miley theksoi se nëna e saj, Tish Cyrus, kishte një fëmijëri shumë më të bukur në krahasim me babain e saj.

“Sinqerisht, nëna ime është heroina ime,” tha Miley, duke vënë në dukje se ishte vërtet nëna e saj, 57 vjeçe, ajo që e rriti atë. Megjithatë, ajo shprehu mirënjohjen për babanë e saj, i cili ka përvojë në ulje-ngritjet e industrisë së muzikës.

“Babai im – jam mirënjohëse që mund ta shikoj përpara meje”, tha ajo. “Ai ma ka dhënë këtë hartë. Ekziston një hartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Dhe ai më udhëzoi për të dyja.”

Miley shpjegoi se Billy Ray dhe Tish “nuk mund të peshohen në të njëjtën peshore” kur bëhet fjalë për atë se cili nga prindërit e saj kishte një ndikim më të madh në jetën e saj.

Ish-çifti ishin të martuar për gati 30 vjet përpara se të ndaheshin në 2020.

EMISIONET