Beyonce rikthehet në skenë, koncerti në Dubai 'revolton' fansat

Rikthimi i Beyonce në skenë me një koncert ekskluziv në Katar ka ngjallur reagime dhe kritika. Shumë fansa u emocionuan kur panë rikthimin e Mbretëreshës B, por të tjerët nuk ishin të lumtur sepse Dubai është një vend që nuk i njeh të drejtat e grupimit LGBT.

Beyonce rikthehet në skenë, koncerti në Dubai

Rikthimi i Divës amerikane, Beyonce, në skenë pas plot pesë viteve nuk është pritur me emocion nga të gjithë fansat saj.

Perfomanca e këngëtares në një  koncert privat në Dubai për të shënuar hapjen e hotelit luksoz “Atlantis The Royal” ka marrë vlerësime, por dhe kritika.

Pavarësisht masave të rrepta për të ndaluar telefonët gjatë koncertit ekskluziv me 1500 pjesmarrës, pamjet e shfaqjes vërshuan internetin. Shumë fansa u emocionuan kur panë rikthimin e Mbretëreshës B, por të tjerët nuk ishin të lumtur sepse Dubai është një vend që nuk i njeh të drejtat e grupimit LGBT.

“Renaissance”, albumi i saj i fundit, është lavdëruar për "nderimin e kulturës së njerëzve me ngjyrë " dhe frymëzimin e marrë nga ikonat LGBT.

Ai i bën homazh muzikës së kërcimit që doli nga komuniteti i homoseksualëve dhe gjithashtu i referohet sallave të ballove të viteve 1800 në Harlem, Nju Jork.

Ashtu si Beyonce, edhe David Beckham u përball me reagime për nënshkrimin e një marrëveshjeje të majme me qeverinë e Katarit për të reklamuar Botërorin.

Edhe ai është njohur brenda komunitetit LGBT dhe ka pozuar në kopertinën e revistës më të shitur të homoseksualëve “Attitude” në 2002.

Dubai është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), një grup shtetesh të Lindjes së Mesme që ndjekin ligje strikte dhe kanë rregulla kundër homoseksualitetit.

EMISIONET